Kryeministri Albin Kurti, kandidat nga Vetëvendosja edhe në këto zgjedhje për kryeministër ka thënë se kjo parti do ta kaloj pragun prej 500 mijë vota për qeverisjen e mirë, raporton Dijasot.com
“Me MalisheVVën e kalojmë pragun prej 500 mijë vota për qeverisjen e mirë e të drejtë, për të gjithë e gjithandej, cep më cep”, ka thënë Kurti në Malishevë.