IP “Foleja 3” në Vushtrri kremton Ditën e Gjyshërve me aktivitete mahnitëse: Simboli më i vlefshëm i fëmijërisë është gjyshja

Në Ditën Ndërkombëtare të Gjyshërve janë mbajtur disa aktivitete në shkollat dhe institucionet parashkollore, ku përfshihet vizita/mikpritja e gjyshërve te mbesat dhe nipërit në institucionet shkollore.

“Simboli më i vlefshëm i fëmijërisë është gjyshja që ngërthen në vete kujdesin dashurinë pa kushte dhe mirësinë që i karakterizon”, thuhet në mesazhin e Institucionit Parashkollor “Foleja 3” në Vushtrri për grupmoshat 5-6 vjeç.

Në këtë njoftim theksohet se fëmijët sot mirëpritën gjyshet për të krijuar një kujtim të bukur së bashku .

“Ju do mbeteni kujtimi dhe dashuria e pa zëvendësueshme gjatë jetës”, përfundon mesazhi.

Edukatoret që organizuan mikpritjen e gjysheve: Ilmije Feka, Qamile Mulaku, Diarta Idrizi. /Dijasot.com