Sot mbushen 27 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore që u mbajtën më 1 tetor 1997.
Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta.
Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.
Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe.
Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve.
Njëri nga protagonistët e protestës së 1 tetorit, ka kujtuar këtë ditë të madhe me anë të një postimi.
Muhamet Mavraj, ka shkruar se pas çlirmit, si shenja të Lëvizjes Studentore në Prishtinë i kemi lënë tri sosh: Një rrugë me emrin “1 Tetori”, sallën e sporteve dhe Ditën e Studentëve për çdo 1 tetor.
Mavraj pati vërejtje se kjo e fundit nuk u respektua dhe aq shumë.
“Pas vdekjes së Rektorit Statovci, e kemi lënë një pllakë në shtëpinë e atëhershme të rektorit të Velani, me fytyrën e dallueshme të rektorit dhe katër siluetave të liderëve studentorë”.
Tashmë kanë kaluar 27 vjet nga protestat e studentëve.
Më 1 tetor 1997-të nisi ndryshimi revolucionar kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit.