Në shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë u shënua Dita Ndërkombëtare e Përkthimit me projekte të ndryshme, ku nxënësit u angazhuan në përkthimin e teksteve dhe poezive.
Përmes këtyre projekteve, ata eksploruan sfidat dhe bukurinë e përkthimit, duke krahasuar kuptimin dhe ndjenjën që shprehet në gjuhë të ndryshme.
“Ky aktivitet u dha atyre një mundësi unike për të vlerësuar rolin e përkthimit në ndërlidhjen e kulturave dhe komunikimin ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e shkollës./Dijasot.com