Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) në mbledhjen të mbajtur të shtunën ka miratuar rekomandimet të Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës.
Kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj, ka thënë se në takimin me Asamblenë e Kryetarëve të Gjykatave, janë diskutuar tri çështje.
Pika e tretë ka qenë vështirësitë lidhur më çështjen e përkthimit në gjykata.
Zogaj tha se është shtruar nevoja e një reagimi me urgjencë nga ana e sistemit gjyqësor për këtë çështje, për shkak se problematikat janë seriozë dhe se gjasat janë se nëse nuk ka veprim do të “kemi thellim të krizës për përkthim”.
Ai tha se tani mbete detyre KGjK-së dhe KPK-së për organizim te takimit për këtë çështje ku u dha edhe propozimi që çështjet e përkthimit të barten tek komisioni i administrimit të gjykatave dhe sekretariatit, raporton EO.
“Çështja tretë ka qenë vështirësitë lidhur më çështjen e përkthimit në gjykata. Është shtruar nevoja e një reagimi me urgjencë nga ana e sistemit gjyqësor për këtë çështje, për shkak se problematikat janë seriozë dhe gjasat janë se nëse nuk kemi veprim nga KGJK do të kemi thellim të krizës për përkthim. Duke pasur parasysh faktin që ka pasur mungesë të aplikantëve për disa pozita në Gjykata, rekomandimet e asamblesë janë që të bëhen vlerësimet potencialisht për uljen e kritereve të kualifikimeve të kandidatëve për përkthyes në gjykata, që të jetë pozitë e cila nuk e krijon situatën kur përkthyesit ikin dhe shkojnë një në institucion tjetër. Është kërkuar nga sekretariati që të bëhet një raportim për tre mujorin që të shkohet sa është mbulesa e kësaj materie”, ka thënë ai.