Vetëm 59% e maturantëve të regjistruar morën pjesë në konkursin e mjekësisë

Vetëm 59% e të rinjve të regjistruar për degën mjekësi e përgjithshme kanë marrë pjesë në konkurs.

Në mbyllje të konkursit për këtë program studimi në Shqipëri, QShA bën të ditur se testit elektronik iu nënshtruan 1202 kandidatë.

Rriten kështu shanset e atyre që synojnë këtë degë e cila këtë vit ka 430 kuota në raport 1 me 3.

Për mjekësinë e përgjithshme ishin regjistruar fillimisht 2030 maturantë.