Për shkak të temperaturave të larta orari i administratës në Shqipëri do të jetë nga 9.30 deri 15 :30 të premten 9.30-13:00.
Vendimi i qeverisë pritet të dalë nesër sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Alma Demiraj.
Kjo javë pritet të jetë “torturuese”, ndërsa temperaturat shënojnë 43 gradë C edhe në hije.
Në fotot e mëposhtëme të shkrepura nga LSA, duken qytetarët e Tiranës të cilët përpiqen të përballojnë vapën duke u freskuar me ujë, me çadra, kapele dhe freskuese në dorë.