Arkeologët kanë nisur gërmime në lokalitetin arkeologjik në Cernicë të Gjilanit, duke premtuar zbulime të reja dhe të rëndësishme.
Ministri i Turizmit, Hajrulla Çeku përmes një postimi në Facebook thotë se Gradina e Cernicës po konsiderohet një nga vendbanimet e periudhës së hekurit dhe asaj helenistike, që përfshinë periudhën e Mbretërisë Dardane, është tani në qendër të vëmendjes.
Çeku ka theksuar se arkeologjia po trajtohet me prioritet në Kosovë.
“Gradina e Cernicës, bazuar në materialin e zbuluar arkeologjik, përfaqëson njërin nga vendbanimet kryesore të periudhës së hekurit dhe asaj helenistike – periudha e Mbretërisë Dardane, në territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Çeku./Dijasot.com