Lungomare mirëpret Karnavalet Braziliane në 29 qershor

Vlora do të mirëpresë në 29 qershor Karnavalet Braziliane.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, ndërsa ftoi të gjithë të bëhen pjesë e kësaj feste që do të zhvillohet në Lungomare.

“Shqipëria mikpret botën. Vetëm një hap larg detit, në Lungomaren e bukur të Vlorës, ju presim më 29 qershor, ora 19:30, për të përjetuar magjinë e Karnavaleve Braziliane”, tha Rama.

Kryeministri ftoi të gjithë që të bëhen pjesë e kësaj feste dhe “të shijojnë këtë shfaqje unike dhe dinamike që do të mbushë zemrën e bregdetit me gëzim dhe energji të jashtëzakonshme”.

Aktiviteti organizohet në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, që sjellin në Shqipëri Javën Kulturore Braziliane.