Kosova do të merr pjesë në European Cybersecurity Challenge 2024

Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike po mbështet edukimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve në fushën e sigurisë kibernetike.

ENISA (European Union Agency for Cybersecurity) e ka pranuar Kosovën të merr pjesë, për herë të parë, në edicionin e radhës të European Cybersecurity Challenge 2024, që këtë vit do të mbahet nga data 7-11 Tetor 2024 në Torino të Italisë.

“Kosova, sikurse edhe vendet tjera jo anëtare të EU-së, do te jetë ‘guest participant’”, ka njoftuar profesori i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Blerim Rexha, i cili në cilësinë e  udhëheqësit të ekipës “Team Kosova” ka thënë se ndihet i privilegjuar për drejtimin e ekipës (5 seniorë dhe 5 juniorë) nga moshat 15-25 vjeç. /Dijasot.com