6 karakteristika të fëmijës së talentuar që prindërit mund të mos i njohin

Foshnjat mësojnë koordinimin e syve në moshën disa muajshe dhe mbajtja e shikimit afatgjatë sinjalizon se ai po zhvillohet me shpejtësi. Domethënë, fëmijët e talentuar priren të jenë më “vigjilentë” se bashkëmoshatarët e tyre.

Pothuajse çdo prind do të thotë se fëmija i tyre është jashtëzakonisht inteligjent, dhe disa do të përmendin se ata janë edhe të talentuar. Ose të talentuar në shumë fusha, të paktën. Si konfirmim i kësaj inteligjence do të theksojnë se fëmija ka filluar të lexojë herët, ka shfaqur një prirje të fortë për
matematikën, gjuhët e huaja, muzikën, shahun… disa fëmijë edhe i nënshtrohen testimit.

Por a e dini se shenjat më të zakonshme të inteligjencës dhe talentit të lartë tek fëmija janë ato që veprojnë plotësisht normal dhe për këtë arsye shpesh kalojnë “nën radar”? Për shkak të disa shenjave, ne priremi të mendojmë se fëmija është problematik dhe jo jashtëzakonisht inteligjent.

Cilat janë shenjat me të cilat një fëmijë sinjalizon koeficientin e lartë të inteligjencës, të cilat mund të mos i keni vënë re fare?

Vizualizimi dhe vizatimi
Fëmija ka gjithmonë një laps në dorë dhe po “shkruan” diçka. Jo, nuk është menjëherë i talentuar. Por, disa fëmijë mund të vizatojnë vende të veçanta me shumë detaje pasi i vizitojnë ato vetëm një herë dhe pa pasur nevojë ta shohin sërish figurën. Shkencëtarët e kanë quajtur zyrtarisht këtë aftësi memorie eidetike . Ky lloj memorieje është jashtëzakonisht i rrallë, vetëm 2% deri në 10% e fëmijëve e kanë.

Nëse fëmija juaj ka tendencë të vizatojë vende, ndërtesa dhe gjëra të ngjashme që i ka parë vetëm një herë, ai mund të jetë i talentuar.

Si foshnjat, mbajnë kontakt të gjatë me sy

A keni parë ndonjëherë një foshnjë diku jashtë duke ua ngulur sytë për 2 minuta? Sado e frikshme që mund të duket kjo, thjesht do të thotë se ajo është e zgjuar!

Nëse foshnja juaj pëlqen kontaktin e zgjatur me sy, do të thotë se ai e njeh mjedisin e tij të afërt. Foshnjat mësojnë koordinimin e syve në moshën disa muajshe dhe mbajtja e shikimit afatgjatë sinjalizon se ajo po zhvillohet me shpejtësi. Domethënë, fëmijët e talentuar priren të jenë më “vigjilentë” se bashkëmoshatarët e tyre.

Zakonisht flasin shumë dhe shpejt

Të folurit e shpejtë, një fjalor i larmishëm, aftësia për të marrë pjesë në bisedat e të rriturve dhe aftësia për të lexuar herët tregojnë aftësinë e fëmijës. Fëmijët mesatarë fillojnë të “flasin” në moshën dy vjeçare, ndërsa ata të talentuar në atë moshë tashmë mund të inkuadrojnë disa fraza më komplekse. Në raste
të rralla, fëmijët e talentuar flasin më vonë se moshatarët e tyre. Janë aktivë në shoqëri, por u pëlqen edhe shoqëria e të rriturve Nëse fëmija juaj qortohet për llafatje dhe ndërhyrje në “bisedën tuaj të të rriturve”, dijeni se kjo është shenjë se ai është dy hapa përpara moshatarëve të tij. Fëmijët e talentuar preferojnë të
flasin me njerëz që janë më të mëdhenj se ata. Ndoshta ata kërkojnë një mik më të vjetër, trajner, mësues ose dikë të ngjashëm për të biseduar. Ata priren të gravitojnë drejt bisedave të thella rreth temave që u interesojnë, në vend që thjesht të luajnë me fëmijët e moshës së tyre.

Megjithatë, një fëmijë i talentuar dhe i zgjuar ka gjithashtu një jetë të pasur shoqërore me bashkëmoshatarët e tij për shkak të inteligjencës së tij sociale.

Sens i mirë humori

Nëse keni një fëmijë që di të qeshë mirë, jeta do të jetë më e lehtë për të pavarësisht nga koeficienti i inteligjencës. Por a e dini se sensi i humorit zbulon edhe inteligjencën? Aftësia e një personi për të kuptuar shaka dhe për të bërë shaka nga ana tjetër lidhet me të menduarit abstrakt. Ndonjëherë shakatë e fëmijëve mund të jenë të lodhshme dhe jo sipas dëshirës suaj, por dijeni se ato në fakt janë një aasqyrim i inteligjencës.

Hipersensitiviteti dhe ndjeshmëria

Askujt nuk i pëlqen të quhet qaraman. Por a e dini se të qenit emocional dhe i ndjeshëm është në të vërtetë gjë e mirë? Inteligjenca emocionale e fëmijëve lidhet me aftësitë e tyre. Pra, nëse fëmija juaj është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj emocioneve të të tjerëve dhe vetvetes, kjo mund të tregojë se ai ka inteligjencë të lartë emocionale, si dhe ndoshta inteligjencë të lartë në përgjithësi.

Fëmijët që kanë aftësi të mëdha ndonjëherë janë të neglizhuar dhe subjekt i shqetësimeve emocionale. Sistemi i tyre nervor mund të mbingarkohet me shumë informacion dhe ata mund të kenë reagim të fortë ndaj tij./DG/Dijasot.com