6 mësime të rëndësishme të jetës që fëmijët mund t’i mësojnë nga baballarët

Por ka gjëra të tjera, më serioze që fëmijët mësojnë nga babai i tyre, ndonjëherë pa e kuptuar. Këto janëmësimet që ndikojnë në formimin e personalitetit të mëvonshëm. Prandaj kushtojini vëmendje, sepse këto janë mësime që çdo baba duhet t’u kushtojë vëmendje ndërsa fëmijët rriten.

Ka shumë mësime që baballarët ua mësojnë fëmijëve të tyre ndërsa rriten. Disa prej tyre janë mjaft të dukshme, si për shembull si ta godasësh topin saktë, ose çfarë të bësh nëse shërthen një gomë e makinës.

Fëmijët mund të mësojnë shumë sjellje nga baballarët e tyre, nga rregullat e thjeshta të futbollit deri tek sjellja ndaj grave

Por ka gjëra të tjera, më serioze që fëmijët mësojnë nga babai i tyre, ndonjëherë pa e kuptuar. Këto janë mësimet që ndikojnë në formimin e personalitetit të mëvonshëm. Prandaj kushtojini vëmendje, sepse këto janë mësime që çdo baba duhet t’u kushtojë vëmendje ndërsa fëmijët rriten.

Trajtojini të gjithë me respekt dhe prisni të njëjtën gjë në këmbim

Fëmijët do të shikojnë vazhdimisht se si babai tyre e trajton nënën e tyre, pavarësisht nëse janë bashkë apo jo. Dhe ajo që fëmijët tuaj shohin është se çfarë do të presin nga marrëdhëniet e tyre më vonë në jetë. Prandaj, sigurohuni që t’i mësoni fëmijët tuaj të trajtojnë të tjerët me respekt. Kjo do të ndihmojë që djali juaj të bëjë të njëjtën gjë dhe vajza juaj të mos presë më pak kur të rritet mjaftueshëm.

Prindërimi është partneritet, ashtu si punët e shtëpisë

Stereotipet gjinore të modës së vjetër, ku nënat bëjnë të gjithë punën dhe luftojnë, duke lënë baballarët të kthehen nga puna dhe të rehatoehn para televizorit me birrë, datojnë që në vitet 1950. Tregojuni fëmijëve tuaj se si ta bëjnë këtë. Dhe ne nuk po flasim vetëm për gjëra argëtuese, si histori para gjumit ose koha e banjës. Gatuani një vakt, fshijeni shtëpin, pastrojeni tualetin…

Bëni gjithçka me maturi

Të jesh i varur nga çdo gjë, nga çokollata te birra, nga sportet te librat, nga bixhozi te lojërat, të gjitha mund të jenë të rrezikshme. Është mirë të shijoni pak çokollatë pas darkës, të ndiqni një klub sportiv ose të kënaqeni duke luajtur videolojëra, por është e rrezikshme kur bëhet i varur. Përsëri, gjithçka ka të
bëjë me dhënien e shembullit dhe ky mësim shpesh mësohet nga babai.

Është në rregull të tregosh ndjenjat
Pavarësisht nëse je femër apo mashkull, është në rregull të derdhësh lot. Është në rregull të ndiheni të mbingarkuar dhe të dëshironi t’i shprehni ato. Në fakt është e shëndetshme. Tregojuni fëmijëve tuaj se ju ndiheni njësoj si ata.

Edhe dështimi është në rregull

Thuhet se fëmijët shpesh marrin anën e tyre konkurruese nga babi i tyre dhe sigurisht që ka mësime të rëndësishme për fitoren dhe humbjen. Baballarët duhet të kujtojnë se ndërsa fitorja mund të sjellë një trofe, dështimi sjell një mësim. Dhe këto mësime janë ato që na ndihmojnë të kemi sukses në përgjithësi.

Funksionet trupore kanë një kohë dhe një vend

Urinimi në publik, gromësira, pordha… të gjitha këto janë nevoja trupore që fëmijët mësojnë t’i kontrollojnë nga baballarët e tyre. Ka një kohë për shaka, por edhe për seriozitet dhe mësojini fëmijët qartë për dallimet./DG/Dijasot.com