Për të zhvilluar dhe matur aftësitë gjuhësore në lëndën e gjuhës së huaj angleze në kuadër të planit të masave për mbështetjen e talenteve gjimnazi “Qemal Stafa” ka organizuar një olimpiadë për të motivuar, mbështetur e fuqizuar potencialin më të mirë të çdo nxënësi.
“Ju urojmë suksese nga zemra dhe njëkohësisht shprehim falenderim për mësueset e gjuhës angleze Eleni Tafilaj, Valentina Lamaj, Etleva Shpani, Neda Leçini, Donika Curraj, Helena Kukumi, për gjithë seriozitetin e treguar në proces dhe nxënësit për shprehjen e interesit duke dëshmuar njohuri të larta e të qëndrueshme në gjuhën anglez”, thuhet në njoftimin e shkollës publikuar në faqen zyrtare.
Po ashtu bëhet e ditur se në proces edhe olimpiada e gjuhës italiane./Dijasot.com