Pse e festojmë 8 Marsin, si ishte dikur është sot?

Çdo vit në mbarë botën më 8 Mars ne festojmë Ditëm e Gruas. Atë ditë ka protesta në shumë qytete, gratë hyjnë në grevë dhe vënë në dukje publikisht pabarazinë dhe diskriminimin .

A e dini se çfarë i ka paraprirë faktit që Festa e Gruas kremtohet mu në këtë datë?

8 Mars dikur
Një nga grevat më të famshme , e cila në një farë mënyre hodhi themelet e aktivizmit të grave, u zhvillua më 8 mars 1857. Atë ditë, punëtoret në Nju Jork dolën në grevë në industrinë e tekstilit, duke kërkuar kushte më të mira pune dhe paga më të mira.

Po atë ditë, gjysmë shekulli më vonë, më 1908, pati një grevë tjetër. Mijëra gra që punonin në industrinë e veshjeve dolën në grevë dhe marshuan nëpër qytet duke protestuar për kushtet e punës.

Ato punonin në vende pune më pak të organizuara, në pozita më të ulëta dhe me paga më të ulëta , dhe shpesh ishin viktima të ngacmimeve seksuale. Marshuan me sloganin “Bukë dhe trëndafil”.
Buka simbolizonte sigurinë, dhe trëndafili simbolizonte cilësinë e jetës.

Një vit më vonë, në vitin 1909, në SHBA u festua për herë të parë Dita Kombëtare e Gruas, e udhëhequr nga Partia Socialiste e Amerikës. Aktivistja dhe socialistja gjermane Clara Zetkin propozoi që dita të festohej ndërkombëtarisht si një ditë për të mbrojtur të drejtën universale të votës.

Kjo ide u miratua në vitin 1910 në Konferencën Ndërkombëtare të Grave Punëtore në Kopenhagë dhe një vit më vonë, në vitin 1911, Dita e Gruas u festua në të gjithë botën.

Gjatë historisë, ka pasur lëvizje të shumta që kanë folur në mënyrë aktive për problemin e pabarazisë dhe diskriminimit ndaj grave, kjo është arsyeja pse u shkatërruan barrierat dhe pse më në fund gratë fituan të drejtën e votës. Megjithatë, lufta nuk ka përfunduar ende.

8 Marsi sot
Në mbarë botën, 8 Marsi festohet ende me zë të lartë, në rrugë. Aktivistët theksojnë se kjo është një vazhdimësi e luftës së nisur nga paraardhësit e tyre, me problemet aktuale – çështjen e femicidit, të
drejtat e abortit, të drejtat riprodhuese, të drejtat e punës, por edhe krizën ekologjike dhe ekonomike.

“I themi mizogjenëve, gjunjëzuesve, familjarëve dhe transfobeve: nuk do të na trembni, nuk do të na mbyllni gojën!”, janë mesazhet që mund të dëgjohen në Marshin e natës./DG/Dijasot.com