Në Kuvendin e Kosovës është intonuar himni shtetëror dhe ai kombëtar për nder të 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Në seancën solemne prezentë janë edhe Rifat Jashari, Bekim Jashari dhe disa anëtarë të tjerë të familjes heroike Jashari nga Prekazi i Skenderajt. Po ashtu, në seancën solemne të Kuvendit prezent u pa edhe djali i ish-komandantit Agim Ramadani dhe Ramiz Lladrovci, vëllai i dëshmorit Fehmi Lladrovci.