Ishulli Zero ose Ishulli Null nuk do të jetë kurrë në listën e destinacioneve të preferuara, apo edhe në më pak të preferuarat. Nuk mund të arrihet me transport publik ose privat, askush nuk ka qenë ndonjëherë në të dhe askush nuk do të ankorohet ose të përplaset në të. Megjithatë, ishulli Zero nuk është i mbuluar me ndonjë sekret të errët, nuk ruhet nga ushtritë apo shpirtrat, ai thjesht nuk ekziston.
Siguria matematikore
Pavarësisht kësaj, ky “ishull” ka një adresë shumë specifike dhe mund ta tregojmë pozicionin e tij në hartë shumë saktë. Ndodhet pikërisht aty ku meridiani kryesor takohet me ekuatorin, të cilin e shënojmë si 0°00’00″N, 0°00’00″E ose – në mes të një harte standarde gjeografike, në Gjirin e Guinesë, rreth pesë qindra kilometra në jug të Ganës.
Emërtimi i pikës ku takohen gjerësia dhe gjatësia zero, e ktheu një pikë gjeografikisht të parëndësishme në një ishull, por gjithashtu vendosi një pikë matematikore në Gjirin e Guinesë dhe luajti mirë me kufijtë e reales dhe imagjinares.
Koncepti i ishullit filloi më herët, por arriti një audiencë të gjerë në vitin 2011, kur emri u përfshi në një sistem të të dhënave publike dhe hartave të zhvilluara nga hartografë vullnetarë dhe analistët GIS-së (GIS ose sistemi i informacionit gjeografik është një sistem kompjuterik për menaxhimin e të dhënave hapësinore ).
Sistemi Botëror Gjeodezik 1984 (VGS84) është sistem global referimi për modelimin e Tokës që është gjithashtu standardi për Sistemin e Pozicionimit Global ose GPS, i cili gjatë gjeokodimit dërgon të gjitha të dhënat jo të plota, të pasakta ose të papërsosura nga ana informative pikërisht në ishullin Zero.
Hartografi imagjinare
Me pak fjalë, nëse përdorni programin për navigim dixhital për të kërkuar vendin ku të paktën një vendndodhje nuk ka asgjë të caktuar si vendndodhje – pyetja juaj shkon në zero. Të gjitha gabimet e shtypit në emrat e rrugëve dhe kodet postare të qyteteve që nuk ekzistojnë përfundojnë në Gjirin e Guinesë. Të apasionuarit pas GIS-së shkuan një hap më tej dhe bënë harta, vizatuan flamurin “kombëtar” dhe publikuan tekste në internet për historinë e pasur të këtij vendi inekzistent.
Dhe, nëse po pyesni nëse mund të lundroni në vendin me koordinata °N, 0°E – mundeni, por nuk guxoni t’i afroheni vetë zeros, edhe pse mund ta shihni qartë. Gjegjësisht, në vitin 1997, SHBA-ja, Franca dhe Brazili instaluan bova B7 për vëzhgimin e motit dhe detit në Atlantikun e Jugut, nën emrin e përbashkët PIRATA – Prediction and Research Moored Array in the Atlantic.
Njëri nga bovat është e ankoruar saktësisht në 0°N, 0°E. Ai mban numrin 13010, por njihet më shumë me emrin Soul. Çdo pluskues është emëruar sipas një zhanri muzikor. Mund të mos afroheni fizikisht me bojën konike të Atlasit (Sistemi i Përvetësimit Autonom të Temperaturës) që del gati katër metra nga uji, por mund të gjurmoni virtualisht të dhënat e motit që transmeton./DG/Dijasot.com