Biokimistja dhe nutricionistja zbulojnë rendin në të cilin duhet të hahet ushqimi

Biokimistija franceze Jessie Inchaspe dhe nutricionistja e vlerësuar me çmime Lovnit Barta zbulojnë sekuencën e marrjes së ushqimit gjatë një vakti, me ndihmën e të cilit mund të kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak, si dhe dëshirën për ëmbëlsira ose ushqime pas vaktit.

Kombinimi i duhur i ushqimeve, që nënkupton konsum të mjaftueshëm të perimeve, proteinave dhe yndyrave të shëndetshme, ndonjëherë mund të jetë mjaft stresues në vetvete, veçanërisht kur e gjeni veten fillestar në botën e të ushqyerit të ekuilibruar. Megjithatë, nutricionistët dhe biokimistët tani shtojnë një veçori tjetër të rëndësishme – rendin e marrjes së ushqimit nga pjata.

Edhe pse ishim të bindur se para së gjithash ishte e rëndësishme që gjysmën e pjatës ta zënë perimet, një të katërtën nga proteinat dhe pjesa tjetër nga karbohidratet, tani e dimë se në çfarë radhe duhet t’i hamë.

Ekspertët e kësaj fushe pohojnë se nëse i kushtojmë vëmendje sekuencimit të vakteve, mund të reduktojmë në masë të madhe ngrënien e panevojshme pas vakteve, ëmbëlsirat e tepërta, apo edhe të ndikojmë në simptomat e vezoreve policistike, sipas revistës Health .

Faktor i rëndësishëm është pretendimi se renditja e ushqimeve ndikon në nivelin sheqerit në gjak, domethënë se ajo që hani para diçkaje tjetër mund të rrisë ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak në
krahasim me rendin e rekomanduar.

Biokimistja franceze dhe një nga autoret më të lexuara të revistës New York Times, Jessie Inchaspe, deklaron planin e mëposhtëm:

“Perimet në fillim, pastaj proteinat dhe yndyrnat, dhe karbohidratet dhe sheqernat në fund”, thotë ajo.

“Arsyeja kryesore është se perimet përmbajnë fibra dhe kur fibrat arrijnë fillimisht në sistemin gastrointestinal, kanë kohë për të bërë diçka të mahnitshme, diçka si një transformim”, shpjegon ajo, duke
shtuar: “Fibrat zhvillohen në murin e zorrëve duke formuar një shtresë mbrojtëse. Ky rrjet qëndron i qëndrueshëm për disa orë dhe parandalon që sheqernat që hamë gjatë vaktit të përthithen shumë
shpejt”, thekson biokimistja.

Këtë e ka konfirmuar nutricionistja e vlerësuar me çmime, Lovnit Barta, e cila ka shkruar nën video në profilin e saj në Instagram:

A keni parë ndonjëherë dikë të hajë në një rend të caktuar – fillimisht perime, pastaj kaloni në pjesën e proteinave para se të prekni orizin – dhe keni menduar se ishte ritual i çuditshëm?

Është e mundur, por ka gjithashtu të ngjarë që e masin konsumin e karbohidrateve, të cilat, sipas studimit, ndihmojnë në kontrollin e sheqerit në gjak dhe nga ana tjetër ju ndihmojnë të mbani peshën.
Prandaj, hierarkia sipas së cilës konsumohen ushqimet luan një rol të madh në përcaktimin e nivelit të glukozës dhe insulinës pas një vakti.

Fillimi i një vakti me perime dhe proteina, dhe përfundimi me karbohidrate, na bën më të ngopur. Kjo për shkak se proteinat ngadalësojnë lirimin e sheqerit nga karbohidratet në qarkullimin e gjakut, duke parandaluar një “rritje” të sheqerit dhe më pas rënien – dhe sulmet e urisë.

Prandaj, duke ndryshuar përmasat e ushqimit në pjatë dhe renditjen në të cilën hani, mund të bëni një hap të madh në rrugën drejt shëndetit tuaj”, ka shpjeguar ajo./DG/Dijasot.com