Një profesor u shpërndau nxënësve letra dhe u tha që t’i bëjnë shuk si top. Pastaj vendosi një kosh plehrash përpara karriges.
– Detyra është e thjeshtë. Ju përfaqësoni popullsinë e këtij vendi. Të gjithë kanë një shans për t’u pasuruar dhe për të hyrë në klasën e lartë. Për ta arritur këtë, mjafton t’i hidhni topat e letrës në kosh, tha profesori.
– Kjo është padrejtësi, protestuan menjëherë studentët në bankat e pasme. Ata panë që studentët në rreshtat e parë kishin shanse shumë më të mira, por profesorit nuk i interesonte.
Studentët morën objektivin dhe, siç pritej, shumica (por jo të gjithë) e studentëve nga bankat e para goditën. Vetëm disa nga radhët e pasme arritën të godisnin koshin.
– Sa më afër koshit, aq më të mëdha janë shanset tuaja. Kështu duket privilegji në jetën reale, theksoi profesori.
– E vutë re sesi vetëm ata në bangat e pasme protestuan kundër padrejtësisë? Nga ana tjetër, ata që ishin në bangat e para nuk e kishin vënë re sa të privilegjuar ishin. Gjithçka që panë ishte një metër e gjysmë mes tyre dhe cakut, paralajmëroi profesori.
– Detyra juaj, si nxënësë që kanë privilegjin të arsimohen, është të jeni të vetëdijshëm për pozicionin tuaj të privilegjuar. Privilegji juaj është arsimimi, ndaj duhet të bëni më të mirën dhe të arrini gjëra të mëdha. Dhe gjithmonë mbani mend të luftoni për të drejtat e atyre që ishin pas jush që nuk ishin aq me fat, tha
profesori. Ndonjëherë nuk jemi të vetëdijshëm për privilegjet që kemi./DG/Dijasot.com