Iliret ishin superiorë ndaj grekëve

"Nga sondat e gërmuara do ta dalin në dritë artefaktet të cilat do të bëjnë një revolucion ne arkeologjinë Ilire, që mund ta ndryshojnë tekstet e deri tashmë të historisë që mësojnë nxënësit në shkolla", thotë arkeologu Dinko Radiç, gazetës “ Slobodna Dalmacija”

Në ishullin Kroat Korçullë ( Korčulla), gjatë vitit 2013 janë zbuluar dhe gjetur objektet dhe artefakte ne varret Ilire. Gjetja dhe publikimi i tyre do ta befasojnë arkeologjinë botërore e në veçanti atë kroate, të cilat mundësuan nxjerrjen e konkluzioneve që lidhen me të arriturat të kulturës materiale dhe shpirtërore te Ilireve.

Lidhur me këto zbulime ,  gazeta kroate “Slobodna Dalmacija”, që botohet në Split, ne vitin 2013, sjell intervistën me arkeologun Dinko Radiq, i cili për lexuesin e gjerë ofron të dhënat mbi gërmimet dhe zbulimet arkeologjike.

Gazeta kroate “Slobodna Dalmacija”, në intervistën me arkeologun Dinko Radiq, do të mëson dhe do të shpalos  sukseset e arritura me rastin e gërmimeve arkeologjike të organizuar në varret dhe nekropoleve ( qytet vareve) ilire të bëra në Ishullin kroat Korçullë, të mbetjeve mortore që ishin të panjohura deri më tash e që paraqesin një thesar me rendësi të veçantë për arkeologjinë Ilire-Shqiptare, deri më tash.

Zbulimet, gërmimet ose “gjetjet e thesareve ilire, identifikojnë punën e arkeologëve kroat. Zbulimet e “gjetjet mortore dhe objekteve “ në varret e gërmuara ilire do të mundësoj nxjerrjen e konkluzioneve shkencore, duke konstatuar se “ILIRET ISHIN SUPERIOR NDAJ GREKEVE”.

Arkeologet Dinko  Radić dhe Igor Brozić, të ndikuar nga gjetjet mortore – kockave të grumbulluara nga historiani lokal – Dubrovnikas Stipe Ostojić, i cili 200 vjetëve më parë, ka mbledhë kockat- eshtrat në lokalitetin prehistorik “Gradine” ( nënvizim i M. L, emërtim ilir- shqiptar, qe i bie Gardh, gardhishte, gjytet, gjyteti, e jo siç mendohej si fjalë sllave )  në vendin e quajtur “Kopile” afër Blate ( Bllate) të Korçulles,  do t’i deponoi ne muzeun e Dubrovnikut. Arkeologet Radiq dhe Broziq, kockave –eshtrave të deponuara  fillimisht e studiuan historikun e tyre me qellim për t’i dhënë një interpretim shkencor të tyre.

Detyra e parë e tyre mund të thuhet ishte t’i japin kuptim historisë se kockave –eshtrave, nga kishin ardhur në muze, analizojnë dhe do të mësonin gjetjen e tyre. Pasi mblodhën të dhënat relevante ata do të fillojnë me punë sistematike në terren. 

Me të siguruar origjinën e tyre, do të fillojnë të gërmojnë varret në lokalitetin në fjalë. Gërmimet ne varret dhe nekropolin “Kopile” dhe mbetjet mbetjeve mortore që gjendeshin në muzeun e Dubrovnikut do t’i japin një interpretim shkencor shumë seriozë.

Me ketë rast pash të arsyeshëm të jap përkufizimin nga pikëpamja arkeologjike se ç’farë duhet kuptuar me fjalën Varr dhe Nekropol.

Varr

Është vendi ose struktura ku vendoset trupi i një ose disa individëve të vdekur. Varret gjatë gjithë historisë së njerëzimit kanë reflektuar besimin dhe ideologjinë e atyre që i ndërtonin këto struktura. Në arkeologji tregues të tillë si përmasa , struktura, mënyra dhe materialet e ndërtimit, vendosja e trupit dhe objekte e gjetura brenda varrit, përdoren për të nxjerrë konkluzione në lidhje me statusin shoqëror, ekonomik e politik të personave  te varrosur, si dhe përkatësinë e tyre etnike e ne rastin konkret te Ilireve. Ritet e varrimit ishin kryesisht vendosje e trupit ose me djegies ( inhumim ose incinerim).

Në varret ne vendosjen e trupit dallohen pozicione të ndryshme, si i shtrirë në shpinë, barkas ose në brinjë; duar dhe këmbë të shtrira ose të mbledhura mbi gjoks, bark etj. Gjatë prehistorisë orientimi i varreve  ose i vendosjes së trupave në to përcaktohej shpesh nga dielli ose qendra e tumës ( kodër artificiale në formë sferike prej dheut ose gurësh, të cilët mbulojnë një varr qendror e disa  të tjera përreth ose sipër tij), ndërsa në varret e të krishterëve trupi vendoset i shtrirë drejt me orientim lindje-perëndim, me duar dhe këmbë të shtrira ose me duar të kryqëzuara mbi gjoks.

Përshkrimi i një varri ilirë të kohës: “ Një varr ilir nga ato lokalitete ishte i ndërtuar me pllaka guri, dyshemeja e shtruara dhe e mbuluar me guralecë të pastër te nxjerr nga deti.” Hulumtimet e mëtejme që do të behën ne keto lokalitete do te na ofrojnë njohuri mbi rritet e varrimit, për kultin dhe kulturën materiale të Ilireve lokal, për periudhën e dominimit romak në Korçulllë dhe pjesë tjetër të Dardanisë., duke konkludua se : Ilirët ishin superiorë ndaj grekëve.

Nekropol, nga greqishtja e vjetër “qytet i të vdekurve”, për një varrezë të madhe, të përdorur për një kohë të gjatë , me varre të thjeshta ose monumentale, e vendosur në periferi të qyteteve antike.

Shqipërimi i shkrimit të Gazetës “ Slobodna Dalmacija”, në 2013

“ Arkeologu kroat, dr. Sc., Dinko Radić ( Radiq), ju përvish studimeve të bëra gjetjeve mortore nga historiani lokal Dubrovnikas Stipe Ostojić para 200 vjetëve më parë, të gjetura në lokalitetin parahistorik Gradine në vendin e quajtur “Kopile” afër vendit të njohur Blate ( Bllate) të ishullit Korçulle. Këtyre gjetjeve – artefakteve do ti qaset me një punë studimore shkencore me shumë seriozitet. Këto artefakteve të jashtëzakonshme për fat të mirë sipas arkeologut Dinko Radić mendonte si i takonin kulturës materiale Ilire, të cilat ishin deponuar dhe ruajtur ne muzeun arkeologjik të Dubrovnikut nga historiani  Stipe Ostojić, deri në ditët e sotme.

Arkeologu dr.sc. Dinko Radić, duke studiuar këtë histori, do të kuptojë se këto të gjetura nuk burojnë vetëm nga Nekropola ( qytet i të vdekurve) Gradine te Kopiles – Blate, por edhe më gjerë te ishullit Korçulla.

Në bashkëpunim Dinko Radić me arkeologun tjetër kroat Igor Brozić ( Igor Broziç) , do t’ju përvishen punës në terren-nekropoleve, duke caktuar sondat për gërmim në arealin arkeologjik. Caktimi i sondave ishte i vështirë nga shkaku i konfiguracionit të terrenit shkëmbor, ku ishin të hapur varret e kohës për vendosjen e trupit të të vdekurve. Por ekspertiza dhe përvoja që kishin, ju mundësojë më saktësi të përcaktohen se ku duhet caktuar sondat për fillimin e kërkimeve , gërmimeve ne atë terren të papërshtatshme. Caktimi i tyre siç do të shihet ishte i qëlluar dhe zbuluan shumë të panjohura për historinë tonë.

Nga sondat e gërmuara do ta dalin në dritë artefaktet të cilat do të bëjnë një revolucion ne arkeologjinë Ilire, që mund ta ndryshojnë tekstet e deri tashmë të historisë që mësojnë nxënësit në shkolla, do të thotë arkeologu Dinko Radiç, gazetës “ Slobodna Dalmacija”, në viti 2013.

“ Artefaktet e zbuluara ne lokalitetet e lart cekura, paraqesin një zbulim historik me vlerë dhe peshë të madhe për arkeologjinë ilire. Arkeologët Dinko  Radić dhe Igor Brozić, do ti paraqesin disa enë të zbuluara te periodës helenistike, që lidhen kryesisht me rritet e veçanta Ilire. Enët e gjetura shërbenin për pirrje të venës, të cilat u zbuluan në një hapësirë jo më të madhe se gjysmë metri katror; po ashtu janë gjetur një sasi e mbetjeve mortore- eshtra te njeriut ilir; stoli bronzi qe i takonin shekullit I dhe II para Krishtit.

Eshtrat i takonin personave qe ishin me një  moshë te re, te periodës parahistorike. Ndërkaq, enët ishin te fraktura- të thyera, të cilat ishin të dëmtuara dhe degraduara që dhëmbi kohës ne fillim apo fundin e shekullit XIX i ka dëmtuar.

Lidhur me punimin e këtyre enëve arkeologet kroat Radiq dhe Broziq, mendojë se në punimin e tyre kishte ndikim kultura greke te Iliret vendore. Me ketë nuk do të thotë se Iliret ishin në nivel prapa grekeve, kjo nuk qëndron siç mendohej deri më tash. Iliret adoptuan trashëgimi të shumta nga qytetërimi në Greqi.

Deri më tash është menduar se pas ardhjes së grekëve në këto ishuj, ata ishin vendimmarrës mbi zhvillimet politike dhe ekonomike. Por gjetja e këtyre artefakteve, tregojnë për një ndikim të fort të bashkësisë lokale – ILIRE e jo GREKE, e cila qëndroj deri në tridhjetë vjet para Krishti dhe ata konstatojnë : Ilirët ishin ata te cilët kishin ndikim vendimtar mbi ngjarjet politike, ekonomike në ketë rreth, që paraqet një zbulim që deri më tash as që ka mundur të mendohet apo të nxjerrët një konkluzion i tillë shkencorë, do të deklaron arkeologu  Dinko  Radić , gazetës kroate “Slobodna Damacija ) që del në Split, publikuar në datën 21.10.2013. Dinko  Radić

Arkeologet  Dinko  Radić dhe Igor Brozić, pohojnë : “ Sot ne disponojmë më ma shumë fakte dhe dëshmi për kulturën materiale të popullsisë lokale – Ilire te Korçullës . Ata përdorën qeramikën më të mirë helenistike të prodhuar në Italinë jugore dhe ne Vis të Kroacisë. Iliret kishin në fuqi ushtarake, për çka flasin gjetjet e një sasie të armeve të punuara nga hekuri , sidomos gjetja e USHTAVE- SHTIZAVE.

Fuqia ushtarake shndriti pavarësinë politike qe kishin Iliret. Kur dihet se ishulli Korçulla kishte ra nën mbretëri e Agronit dhe Teutës ( nënvizimi i shqipëruesit), që tregon fuqinë e tyre. Ata theksojë se hulumtimet janë në vazhdë e sipër dhe nga dita në ditë po dalin kemi zbulime interesante, siç janë: stoli  të punuar nga bronzi; mjete luftarake si: sfera ( gjyle) te punuara nga plumbi, të cilat kanë shërbyer për  gjuajtjen e kundërshtarëve nga mjeti i i punuar dhe i njohur si HUBE. HUBJA, ishte punuare nga një rrip lëkure apo llastiku nga i cili hidhej gjylja.

Enët e gjetura janë copëza nga tërësia e tyre qe paraqet vështirësi të përcaktohemi ç’farë është forma e tyre,  e cila mbet e panjohur, prandaj kishim vështirësi të përcaktohemi për çka ato enë ju kanë shërbyer popullatës vendore-ilire.

Ne fund duhet falënderuar miken time nga Zara, Lada Stipić Niseteo, e cila ma dërgojë shkrimin nga e përditshmja “Slobodna Dalmacija”, të vitit 2013. Shkrimin vendosa ta shqipërojë dhe përgatisë si lajm me peshë dhe vlerë për t’u njohë e opinionit i gjerë ne Kosovë, për ketë zbulim që i përket Ilirëve./Dijasot.com

Pejë, 2024     

Përgatiti dhe shqipëroj, Mehmet Loci , arkeolog i diplomuar