“Kosovë ne të dalim zot”, publikohet logoja zyrtare për 16-vjetorin e pavarësisë dhe manifestimet që do të mbahen

Qeveria e Kosovës ka publikuar logon zyrtare për shënimin e 16-vjetorit të pavarësisë.

“Kosovë ne të dalim zot”, është mbishkrimi që është vendosur në logon zyrtare shtetërore për shënimin e 16-të vjetorit të Pavarësisë.

Qeveria ka publikuar dhe programin e plotë të manifestimeve shtetërore për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë, 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës

“Logoja zyrtare shtetërore për shënimin e 16-të vjetorit të Pavarësisë dhe programi i plotë i manifestimeve shtetërore për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë, 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës”, thuhet në njoftim./Dijasot.com