Si të silleni me fëmijën kokëfortë

Fëmija që refuzon me kokëfortësi të bindet mund të jetë një makth i vërtetë ndonjëherë, veçanërisht kur refuzon të bëjë diçka që është më e mirë për të. Sjellja kokëfortë krijon lehtësisht tension dhe rrit nivelin e stresit në të gjithë familjen. Këtu janë disa strategji për t’ju ndihmuar të merreni me fëmijën tuaj në këto momente:

Demotivojeni

Gjëja e parë që duhet të bëni është t’i kushtoni vëmendje faktit që fëmija nuk merr kurrë atë që dëshiron kur përdor sjellje kokëfortë. Në shumë raste, prindërit në mënyrë krejt të pandërgjegjshme i japin përgjigje pozitive sjelljes kokëfortë, e cila në fakt e shpërblen fëmijën dhe nxit sjelljen e tij të papërshtatshme. Në vend që ta lejoni atë të vazhdojë sjelljen e tij, ju duhet të këmbëngulni në pasojën ose kërcënimin që keni bërë.

Për shembull, nëse i thoni një fëmije t’i mbledhë lodrat dhe ai refuzon duke vazhduar të luajë, nuk mjafton të ankoheni dhe më pas të merrni lodrat. Në këtë mënyrë do ta mësoni fëmijës se ia vlen të jetë kokëfortë dhe të mos bindet. Situata nuk do të përmirësohet vetvetiu.  

Krijoni rutinën

Vendosja e rutinës në jetën e përditshme është shumë e rëndësishme për fëmijët shumë të vegjël si dhe për fëmijët e shkollës. Një fëmijë që ka rutinë të vendosur do të dijë se çfarë të presë. Në fund të fundit, do ta keni më të lehtë të organizoni gjithë ditën dhe të rregulloni orarin e fëmijës suaj. Kur vëreni se fëmija bëhet nervoz dhe i vështirë për të bashkëpunuar në një moment të caktuar të ditës, do të thotë se ai ka nevojë për pushim. Përshtatuni dhe do të kaloni më mirë. 

Vendosni rregullat

Bëjini të qartë fëmijës se çfarë pritet prej tij dhe cilat reagime dhe sjellje nuk do të tolerohen. Është mirë që rregullat të jenë koncize dhe të sakta. Ju gjithashtu mund t’i varni në mur dhe ta ndihmoni fëmijën t’i përmbahet.  Flisni për ndjenjatNjë reagim kokëfortë nuk është gjithmonë shenjë rebelimi ndaj autoritetit prindëror, por mund të jetë një shprehje e zhgënjimit ose stresit të fëmijës. Flisni hapur me fëmijën se si ndihet, ndoshta ai dëshiron t’ju tregojë diçka, por nuk e di mënyrën e duhur.  

Mos u grindni

Nëse filloni të grindeni me fëmijën kokëfortë, situata vetëm do të përkeqësohet. Durimi dhe përkushtimi janë e vetmja mënyrë për ta arritur atë. Vëzhgoni fëmijën dhe përpiquni të shihni se çfarë është ajo që e shkakton këtë reagim tek fëmija. Heqja e shkakut ose largimi i fëmijës nga shkaku do ta ndihmojë të qetësohet. Në këtë mënyrë, fëmija do të mësojë se si të shmangë situatat stresuese në jetë.  

Inkurajoni sjelljen e mirë

Prindërit më së shpeshti përgjigjen duke ndëshkuar sjelljen kokëfortë të fëmijës së tyre. Edhe pse është e vërtetë që fëmija duhet të mësojë se disa veprime kanë pasoja, nuk ka gjasa që ndëshkimi të zgjidhë ndonjë gjë. Fëmijët, si të rriturit, u përgjigjen më së miri lavdërimeve dhe shpërblimeve, ndërsa kërcënimet nuk kanë kurrë efektin e dëshiruar.

Motivoni

fëmijën tuaj duke e lavdëruar sa herë që sillet mirë. Dhe në këtë mënyrë do të nxisni përsëritjen e sjelljes së mirë.  Dëgjoni më shumë dhe flisni më pakKokëfortësia është shpesh mënyrë për të tërhequr vëmendjen e prindërve. Prandaj, dëgjoni fëmijën tuaj, kushtojini vëmendje, mbani komunikim të rregullt dhe përdorni ton miqësor kur ai është nervoz ose i tensionuar për të qetësuar situatën. Kokëfortësia e fëmijës do të ulet gradualisht pasi ai ndjen se ju i kushtoni mjaftueshëm rëndësi.

 Krijoni paqe në shtëpi

Shtëpia duhet t’i sigurojë fëmijës ndjenjë rehatie dhe lumturie dhe le të jetë ky qëllimi juaj në zgjedhjen e gjithçkaje që lidhet me shtëpinë. Kushtojini vëmendje asaj që i pëlqen fëmijës, krijoni një mjedis plot mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë. Në këtë mënyrë fëmija do të ketë qetësinë e tij dhe do të tregojë bashkëpunim.  

Bëhu model i mirë

Nëse prindërit shpesh fillojnë zënka dhe zemërohen për çdo gjë të vogël, fëmijët e tyre do të bëjnë të njëjtën gjë. Prindërit janë mësuesit e parë të fëmijës nga të cilët fëmija mëson shumë. Pikërisht për këtë është e rëndësishme të jesh model i mirë dhe të sillesh ashtu siç do të doje që fëmija yt të sillet.  

Njiheni fëmijën tuaj

Për të ditur se si të silleni dhe t’i qaseni fëmijës tuaj në një moment të caktuar, duhet ta njihni mirë. Mundohuni ta kuptoni, në mënyrë që të mund të parashikoni reagimet e tij dhe të mos shkaktoni stres dhe zhgënjim të panevojshëm. /DG/Dijasot.com