The Washington Post rendit Shqipërinë mes 12 destinacioneve për të udhëtuar në 2024

“The Washington Post” ka renditur Shqipërinë mes 12 destinacioneve më të bukura për të vizituar në vitin 2024.

Artikulli

Gjatë viteve të fundit, Shqipëria është kthyer në një atraksion i rëndësishëm me plazhet më të bukura në Europë.Ujërat e pastër, bregdeti i bukur dhe akomodimet e përballueshme, të gjitha kanë tërhequr vëmendjen e turistëve.

“Dhe ndryshe nga disa nga fqinjët e saj ballkanikë, Shqipëria është “e paprekur”, tha Ema, gazetarja anonime shqiptare e udhëtimeve që drejton revistën “Ema’s Light”.

Merrni një makinë me qira dhe vizitoni Rivierën Shqiptare, ku do të gjeni një plejadë qytetesh të vogla me plazhe perfekte, si Dhërmiu.

Mos humbisni:

“Kryeqyteti i Tiranës është një vizitë e domosdoshme që ia vlen të eksplorohet të paktën dy deri në tre ditë, për të shijuar gatimet në restorante dhe të njiheni me historinë e tij”, tha Ema./Tiranapost.al