Ka filluar të mbahet testi për ekipin që do të përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka njoftuar se ka filluar të mbahet testi për ekipin që do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2024.

“Në amfiteatrin 411 të Fakulteteve Teknike, është duke u mbajtur Testi Përzgjedhës për ekipin që do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2024”, thuhet në njoftim./Dijasot.com