Shkaku i viruseve, për dy javë 61 mijë vizita në QMF-të e Prishtinës

Rreth 61 mijë vizita të pacientëve me grip sezonal kanë frekuentuar Qendrat e Mjekësisë Familjare në Komunën e Prishtinës.

Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku tha se në Kosovë qarkullojnë tri lloje të gripave dhe se i pranishëm ende është Covid-19.Sadiku ka thënë se për dy javë të janarit, QMF-të në Kryeqytet kanë dhënë 200 mijë shërbime, një rritje e madhe krahasuar me dhjetorin.

“Kemi një numër shumë të madh një fluks ju edini që edhe në javën e kaluar Ministria e Shëndetësisë e ka shpallur me rekomandim të IKShPK-së si gjendje epidemisë së gripit në Kosovë dhe realisht sipas informatave në Kosovë janë duke qarkulluar tre virus, virusi i gripit, pastaj Covid-19 dhe virusi që njihet në popull si virusi gripi derrave dhe kemi pasur tre virus që qarkullojnë nëpër opinion dhe kjo ka ndikuar që me u rrit fluksi i pacientëve dhe kërkesa e tyre për shërbime mjekësore”, ka deklaruar Sadiku për Ekonomiaonline.