Sipas Këshillit të Etikës, punimi i Tolajt i respekton standardet shkencore për një punim doktorate dhe se denoncimi duhet të refuzohet si i pathemeltë. Ky Këshill është thirrur në raportin e komisionit të ekspertëve të Universitetit të Prishtinës për konstatimin e origjinalitetit të punimit të doktoratës së Tolajt, raporton Express.
“Pushon procedura e filluar sipas denoncimit të Organizatës për rritjen e cilësisë në arsim – ORCA kundër Prof.Asoc.Dr.sc. Ilir Tola me nr. Të lëndës 14/14, datë 16.11.2022. – Këshilli i Etikës merr në konsideratë raportin e komisionit të ekspertëve të Universitetit të Prishtinës për konstatimin e origjinalitetit të punimit të doktoratës të Prof. Tolaj. – Këshilli i Etikës i referohet praktikës së deritanishme vendimarrëse duke theksuar sërish me vendosmëri, se secili anëtar i Universitetit duhet të kujdeset maksimalisht për respektimin rigoroz të kuadrit normativ, duke përfshirë këtu edhe rregullat përkatëse për publikimin e punës së tyre shkencore”, thuhet në vendim.

ORCA e kishte bërë denoncimin në nëntor të vitit 2022, duke pretenduar se ka gjetur pjesë të kopjuara të punimit të doktoratës me titull: “Sepsisi meningokoksik në Kosovë – Përvojat tona në përdorimin e terapisë adjuvante”, e mbrojtur në vitin 2004.
“Në dokumentin e përgatitur nga ORCA kanë gjetur pjesë të cilat janë kopjuar nga një punim tjetër që ishte i botuar në revistën Clinical Microbiology Revieës. Me titull “Update on Meningoccal Disease ëith Emphasis on Pathogenesis and Clinical Menagment”, janar 2000”, thuhet te arsyetimi.

