5 aplikacione të dobishme për mësimdhënësit

Me ndihmën e këtyre aplikacioneve mund të planifikoni orët, të mbani shënime për mungesat, sjelljen dhe komunikimin me nxënësit jashtë klasës. Këto aplikacione ua mundësojnë nxënësve të përqafojnë teknologjinë në vend që t’i rezistojnë asaj.

1 Dropbox

Ju ndoshta jeni njohur tashmë me Dropbox-in. Shërbimi dhe aplikacionet shtesë janë të shkëlqyera për të shtuar dhe ruajtur foto, për të shkruar detyra, regjistrime dhe çdo gjë tjetër që dëshironi të përdorni në shtëpi ose në klasë. Ky aplikacion i besueshëm ju lejon të krijoni dhe modifikoni dokumentet e Microsoft Office-it në celularin tuaj dhe të ndani lehtësisht lidhjet me studentët, duke shmangur kështu rrëmujën e inbox-it të tyre me dokumente të mëdha.

  1. Pocket

Edukimi zhvillohet brenda dhe jashtë klasës. Prandaj, Pocket është një aplikacion që ju jep mundësinë të ruani tekste, regjistrime dhe përmbajtje të tjera në ueb që janë të rëndësishme për orët tuaja aktuale dhe të ardhshme. Aplikacioni ju lejon të shihni gjithçka që keni regjistruar edhe kur nuk keni qasje në internet dhe të prezantoni në mënyrë të thjeshtë me një renditje që zakonisht përmirëson shikimin dhe leximin pavarësisht nga pajisja që zotëroni. Ndarja e një kontributi cilësor me nxënësit tuaj nuk ka qenë kurrë më e lehtë.

  1. ClassDojo

ClassDojo nuk është një platformë e zakonshme e organizimit të klasës. Ndërsa disa aplikacione të tjera
kanë të bëjnë me yjet e artë dhe grafikët, ky aplikacion u jep mësuesve mundësinë të theksojnë reagimet pozitive dhe u mundëson nxënësve t’u jepen komente të sjelljes si “të punosh fort” ose “të marrësh pjesë”. Gjithashtu është e mundur t’u dërgoni prindërve mesazhe publike dhe private për përparimin e fëmijës së tyre dhe, nëse dëshirojnë, t’u tregoni aplikacionin kur të vijnë për informacion. Falë këtij aplikacioni, nuk ka nevojë të shkruani raporte shkollore.

  1. Edmodo

Edmodo lejon që diskutimet të vazhdojnë pas ziles së shkollës. Mësuesit dhe studentët mund të ndajnë
përmbajtje dhe ta përdorin aplikacionin si një kanal për informacione dhe njoftime të reja, të dorëzojnë detyra me shkrim dhe të marrin nota. Mësuesit mund të japin detyra, të dërgojnë mesazhe, të kryejnë sondazhe, të vendosin kuize dhe në të njëjtën kohë të ofrojnë qasje në burimet dhe kalendarët përkatës, të gjitha këto janë vërtet të paçmueshme.

  1. Class Messenger

Class Messenger lejon mësuesit t’u japin prindërve pasqyrë private për atë që po ndodh në klasë. Mësuesit mund t’u dërgojnë mesazhe prindërve individualë ose të gjithë klasës, ata mund t’ua përkujtojnë piknikun e ardhshëm shkollor, t’i ftojnë ata të dalin vullnetarë ose t’i anketojnë rreth materialeve të caktuara, teksteve shkollore dhe të ngjashme. Mesazhet dhe njoftimet sinkronizohen në telefona celularë dhe kompjuterë dhe ofrojnë informacione të freskëta./DG/DijaSot.com