A keni përshtypjen se prindërit tuaj i duan më shumë nipërit e mbesat, fëmijët tuaj, se u përkushtohen më shumë, i mbështesin më shumë, i përkëdhelin më shumë se sa e kanë bërë ju?
Përshtypja nuk po ju mashtron, keni absolutisht të drejtë.
Shkrimtari dhe poeti James K. Flanagan u la nipërve të tij një letër me shumë këshilla për jetën, si:
Mos kini frikë nga askush dhe asgjë dhe jetoni jetën në maksimum. Ndiqni dëshirat tuaja, pavarësisht sa të vështira janë dhe sa të ndryshme janë nga të tjerët.
Të gjithë jemi njerëz mjaft të zakonshëm, kjo vlen edhe për ata që veshin rroba të shtrenjta ose kanë tituj apo pushtet të madh.
Lexoni libra sa më shumë që mundeni, ato janë burim i mrekullueshëm kënaqësie, mençurie dhe frymëzimi.
Jini gjithmonë të sinqertë.
Mos prisni derisa të keni mjaftueshëm para ose derisa të gjithë zarat të rreshtohen. Kjo nuk ndodh kurrë, kurrë.
Mos bërtisni! Nuk funksionon kurrë dhe ju lëndon ju dhe të tjerët.
Sa herë kam bërtitur, kam dështuar.
Përqafoni njerëzit që doni. Tregojuni atyre sa shumë do të thonë për ju tani, mos prisni derisa të jetë tepër vonë.
Sugjerimet e këtij gjyshi të urtë janë në fakt mësime shpirtërore. Prindërit e dinë gjithashtu se ju duhet ta jetoni jetën në maksimum, t’i ndihmoni njerëzit, të jeni të sinqertë, por ata rrallë ua thonë këtë fëmijëve të tyre. Pse?
Komunikimi i prindërve me fëmijët reduktohet më së shumti në çështje të thjeshta të menaxhimit të kohës, qëndrimit në kopsht apo shkollë, përkujtimit të detyrimeve. Deri sa jeni rritur, edhe prindërit
tuaj shpesh diskutonin me ty këto tema. Megjithatë, a e keni vënë re se sa kanë ndryshuar prindërit tuaj mënyrën e komunikimit dhe qëndrimet e tyre arsimore në përgjithësi, kur u bënë gjyshër?
Kështu, nëse gjatë fëmijërisë suaj ata ishin shumë kërkues ose ambicioz, ndoshta duke ju dënuar ashpër për të gjitha llojet e gjërave të vogla, tani, kur i shikojnë nipërit e tyre, është sikur ata janë shndërruar në njerëz krejtësisht të ndryshëm. Ose, për shembull, prindërit që nuk u tregojnë fëmijëve të tyre se sa shumë i duan, në një masë të madhe e bëjnë dhe ua tregojnë nipërve. Epo, le të themi ata prindër që kanë insistuar gjithmonë për notat më të mira për fëmijët e tyre, sot mezi u kushtojnë vëmendje notave të
nipërve dhe shpeshherë ua përkujtojnë prindërve që të mos bëjnë panik për këtë, sepse e vetmja gjë që ka rëndësi është që fëmija të jetë “gjallë, i shëndoshë dhe i lumtur…”.
Si erdhi ky ndryshim i madh?
/DG/DijaSot