Fluturimet e përbashkëta hapësinore të Rusisë dhe NASA-s zgjaten deri në vitin 2025

Agjencia shtetërore ruse e hapësirës Roscosmos njoftoi se programi i fluturimeve të përbashkëta me NASA-n në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) do të zgjatet deri në vitin 2025, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.

Fluturimet e përbashkëta po vazhdojnë “për të ruajtur besueshmërinë e operacionit ISS-së” dhe do të kryhen në anijet kozmike ruse dhe amerikane, tha Roscosmos-i.

Në këto fluturime, një astronaut amerikan dërgohet në ISS si pjesë e ekuipazhit të fluturakes ruse, domethënë një kozmonaut rus bëhet pjesë e ekuipazhit amerikan, raportoi Interfax./DG/DijaSot