Hapet aplikimi për bursa në “Afyon Kocatepe University”, Turqi

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa në “Afyon Kocatepe University”, Turqi në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për semestrin verorë 2023/2024.

Sipas këtij njoftimi të drejtë aplikimi kanë studentët në bachelor dhe master.

Për studimet bachelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë si dhe me note mesatare mbi 8.0

Ndërsa në Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. “Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fusha më poshtë”, thuhet në njoftimin e Universitetit.

Afati për aplikim për semestrin verorë është deri më 29 dhjetor 2023./Dijasot.com