Të gjithë përpiqemi t’i mbajmë për vete emocione dhe opinione të caktuara, por nëse duam të na kuptojnë duhet t’i ndajmë ato me të tjerët. Në këtë mënyrë do të kuptojmë dhe pranojmë më mirë njëri-tjetrin.
Alice është një mësuese e gjuhës angleze nga Luiziana. E frymëzuar nga sa më sipër, ajo vendos të bëjë listën e saj. Lexoni mendimet e saj ‘sekrete’. A është me diçka e ngjashme me ju?
Sikur ta dinin nxënësit e mi…
* I dua si të ishin fëmijët e mi.
* Kaloj DITË duke planifikuar mësime dhe bëhet shumë zhgënjyese kur më thonë se mësimi i tyre është budalla.
* Kur dëgjoj për ndonjë aksident, menjëherë përpiqem të zbuloj nëse janë të gjithë mirë.
* Jam shumë nervoze ditën e parë të shkollës dhe ndoshta nuk kam fjetur një natë më parë.
* Më pëlqen kur marrin notë të lartë pas punës së palodhur dhe përkushtimit.
* Gjatë pushimit të madh, ndjej nevojën të flas me të rriturit dhe kjo nuk është asgjë personale kundër tyre.
* Unë korrigjoj punimet e tyre ndërsa gatuaj darkë dhe kujdesem për djalin tim. Ja pse në punimet e tyre ka njolla “të paidentifikuara”.
* Kur largohen nga klasa pas një dite të keqe, unë qaj.
* Mburrem me ta para mësuesve të tjerë dhe drejtoreshës.
* I citoj në tryezën e darkës me familjen time.
* Nuk kam nevojë edhe për një filxhan për kafe, por e vlerësoj shumë vëmendjen e tyre. Do ta shtoj në koleksionin tim prej 30 filxhanash të tjerë.
* U përpoqa t’i telefonoja prindërit katër herë në katër numra të ndryshëm që nuk funksiononin.
* Shpresoj të kem pasur ndikim pozitiv në jetën e tyre, ata në timen.
* Më intereson se çfarë mendojnë për mua.
* Shpresoj të mos e shohin se sa nervoze jam në orën e provës.
* Kam edhe 74 nxënës për t’u kujdesur.
* E bleva atë letër për punë me paratë e mia dhe më dhemb kur e shkarravitin apo e thërrmojnë.
* Më pëlqejnë mesazhet dhe vizatimet e tyre.
* Më pëlqen kur vijnë tek unë pas diplomimit dhe më thonë se sa shumë kam ndikuar tek ata.
* Uroj që ata të besojnë në veten e tyre, aq sa unë besoj tek ata.
* Shpresoj që të kem pasur një ndikim pozitiv në jetën e tyre, ata në timen kanë pasur
Tani që viti shkollor ka nisur mirë, ju dëshiroj që t’i doni nxënësit tuaj për ata që janë, jo për atë që dëshironi që ata të jenë. Duajini, sepse në disa raste jeni i vetmi person që i do. Mund të mos ju duket ndonjëherë se nuk është kështu, por edhe ata ju duan, edhe nëse nuk e tregojnë gjithmonë ashtu siç do të dëshironit./DG/DijaSot