Tregim edukativ: Katër qirinjtë

Katër qirinj po digjeshin ngadalë në një dhomë. Ishte heshtje dhe mund të dëgjohej biseda e tyre.

Qiriu i parë tha:

“Unë jam paqja, njerëzit nuk arrijnë të më ruajnë dhe mendoj se do të shuhem”. Pas kësaj, ai u fik menjëherë.

Qiriu i dytë tha:

“Unë jam besimi , për fat të keq shumica e njerëzve mendojnë se nuk jam i nevojshëm dhe nuk ka kuptim që unë të vazhdoj të digjem”. Sapo e tha këtë, edhe ai u fik.

Pastaj qiriri i tretë foli me zë të pikëlluar: “Unë jam dashuria dhe nuk kam më forcë, njerëzit më harrojnë dhe më lënë mënjanë, madje më harrojnë ata që kam më afër”. Pas kësaj, ai gjithashtu u fik.

Atëherë foli edhe qiriri i katërt. “Mos ke frikë, deri sa unë të digjem do të mund t’i ndezim edhe katër qirinjtë e tjerë. Unë jam ShPRESA.’

Fëmija që ndodhej në dhomë mori qiriun e “shpresës” dhe ndezi me të qirinjtë e tjerë. Flaka e shpresës le të digjet gjithmonë në zemrat tona, që të ruajë paqen, besimin dhe dashuri në në secilin prej nesh./DG.DijaSot

*autor i panjohur