Në shtatë shkolla në Elbasan, prodhohet energji elektrike nëpërmjet paneleve fotovoltaike

Në disa objekte arsimore të Elbasanit janë instaluar panele fotovoltaike të integruara për gjenerimin e energjisë elektrike.

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri ka publikuar në rrjetet sociale një video nga shkollat në të cilat janë vendosur panele fotovoltaike.

Në këto shkolla konsumi i energjisë mbulohet nga energjia e rinovueshme ndërsa është caktuar edhe buxhet për mirëmbajtjen e tyre.

Gjinkuri deklaron se janë 7 shkolla në Elbasan që prodhojnë energji elektrike nëpërmjet paneleve fotovoltaike duke sjellë reduktimin e 54,000 kilogramë C02 në mjedis dhe kursim financiar.

Paratë që kursehen nga energjia elektrike shkojnë drejtpërdrejtë për investime në infrastrukturën arsimore dhe laboratorë./Atsh/