Banka për Biznes ka prezentuar Programin Junior për studentë të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.
“BPB Junior ofron mundësi të angazhimit të të rinjve në trajnim dhe përgatitje profesionale nga stafi i bankës të specializuar në fusha të ndryshme të industrisë, për 3 – 4 muaj në mënyrën më të mirë për të filluar karrierën tuaj. Rotacioni në fusha të shumta është pjesë kryesore e programit dhe përmes punës në ekipe të ndryshme, ju do të mësoni në lidhje me tregjet financiare, atë që Banka u ofron klientëve dhe operacionet e përditshme”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e Universitetit “Kadri Zeka”.
Të rinjve në BPB Junior të cilët me sukses kalojnë fazat e trajnimit, bëhet e ditur do të iu mundësohet puna praktike në degë/departamentet e bankës, si dhe ky program mund të shërbejë si një urë lidhëse për tu bërë pjesë e bankës.
Për më shumë informata rekomandohet linku: https://www.bpbbank.com/banka/#programi-bpb-juniors
/Dijasot,com