Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga Alpet Shqiptare të mbuluara nga dëbora.
“Mirëmëngjes dhe me këtë kartolinë dimri nga Alpet tona, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Alpet Shqiptare shtrihen në veri të lumit Drin dhe në perëndim të rrjedhjes së poshtme të lumit Valbona (degë e Drinit). Ato përfshijnë pjesën veriore të vendit dhe zënë rreth 8 % të tij.
Pak më të ulëta se Korabi, Alpet Shqiptare ua marrin të gjitha maleve të Shqipërisë për nga lartësia mesatare, ashpërsia dhe kompaktësia.
Të shumta janë majat mes 2.000 dhe 2.600 m, e gjithashtu edhe kullotat alpine mes 1,700 e 2,200 m lartësi. Të ndara nga lugina të thella, tani që ngjajnë si gryka përpirës, me gjelbërim pyjesh, të rrethuar nga muret e zhveshura dhe të hendekshme, nga qafa të rrezikshme dhe maja të thepisura, Alpet Shqiptare formojnë një skenë madhështore dhe frymëzuese, që nuk do vonojë të bëhet pika qendrore turistike e Shqipërisë.
Në të kaluarën, e vështirë ishte hyrja për në këto male, jo aq sa për terreni sa për popullsinë (shumica baritore) krenare dhe të egër, xheloze për pavarësinë e saj./Dijasot.com