Një projekt i ri synon të ruajë identitetin e komuniteteve në të folur dhe në aspektet gjuhësore, në qytetin e Zarës dhe Molise

Qëllimi i projektit W.O.W në të cilin janë partnerë qytetet San Felice di Molise dhe qyteti i Zares, të financuar nga Bashkimi Evropian, është krijimi i bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve, përmes të cilit do të gjenden zgjidhje praktike për ruajtjen, përmirësimin dhe valorizimin e fjalës dhe gjuhë që po shuhen me shpejtësi, duke filluar nga ato të pranishme në vendet partnere të projektit, të gjitha me synimin për të krijuar një protokoll mbrojtjeje, integrimi dhe përmirësimi kulturor që mund të jetë i vlefshëm për çdo rast tjetër të ngjashëm.

Autorja kroate Nikolina Lucić ( Nikolina Lluciç ) më datë 07.02. 2023 në gazetën “Zadarski List” publikon shkrimin për ruajtjen e identitetit gjuhësor të komuniteteve të titulluar : “ Një projekt i ri i qytetit që synon të ruajë identitetin e komuniteteve me theks në të folur dhe në aspektet gjuhësore.”

Është fakt që shumë autorë kanë punuar për të treguar lashtësinë e gjuhës sonë dhe fakti tjetër që gjuha jonë nuk është zhdukur si disa gjuhë të tjera të njohura, tregon se Arbëreshet e Zarës në Kroaci dhe MOLISE, në kryeqytetin jugor i Campobobasso krahine në jug të Italisë ku jetojnë kroatët dhe arbëreshet, të cilët ruajnë me kujdes dhe fanatizëm fjalën dhe traditën e tyre.

Nuk qenkemi ai kombi i prapambetur mendërisht, siç pandehin ca. Është pikërisht kjo që me ftojë të shqipëroi shkrimin e autores në fjalë. Kjo gjuhë e jonë me të cilën përshëndetemi çdo ditë, grindemi, shahemi, falënderojmë, mësojmë etj., kërkon edhe përgjegjshmërinë nga gjuhëtaret tanë për lashtësinë e lartë të dialekteve te etnisë sonë në njërën anë e në anën tjetër rëndësinë e saj në jetën e kombit tonë, problemet e saj, janë ruajtjen dhe pastërtinë e te folmes se saj.

Prandaj, në Zarë u organizua një takim dhe debate mbi të. Me ketë rast po përcjell shkrimin e autores , të plotë: “ Fjala përshëndetëse dhe detajet mbi projektin e qëllimeve dhe aktiviteteve te grupeve te interesuara i kanë dërguar Corrado Zara, kryebashkiaku i San Felice di Molise , Dina Bušić, kryetare e Bordit të Kulturës dhe Sporteve të qytetit të Zarës dhe Luigia Caponi nga New European Dream, të cilët adresuan fjalët e mirëseardhjes dhe detajet në lidhje me qëllimet e projektit, aktivitetet dhe grupet e synuara.

Projekti përfshin edhe ekspeditat hulumtuese

Bushiq theksoi se ky është një projekt i ri që bashkon dy qytete dhe dy kultura që ndajnë të njëjtën histori dhe kulturë të pasur dhe unike të pakicave.

Meqenëse në MOLISE, kryeqytetin jugor i Campobobasso në jug të Italisë krahinës ku jetojnë kroatët dhe arbanasit ( arbëreshët) , të cilët ruajnë me kujdes dhe fanatizëm fjalën dhe traditat e tyre, ne morëm ftesën nga qyteti i Molisës për bashkëpunim në ruajtjen e gjuhëve të trashëgimisë.

Projekti do të përfshijë shumë aktivitete dhe tubime, dhe kap vlerën e 30 mijë eurove. Një komunitet i madh kroatësh dhe arbëreshës jeton në Molise, të cilët trashëgojnë një traditë shekullore dhe një kulturë unike gjuhësore.

Edhe ne në Arbanasi ( Arbresh) të Zarës mund të krenohemi me kulturën tonë unike dhe të pasur si mbrojtësit aktivë të gjuhës dhe të trashëgimisë, të cilët janë gjithashtu të përfshirë në këtë projekt.

“Komuniteti Arbanas ( Arbëreshes) i Zarës është një grup i vogël etnik por i vlefshëm, i cili ruan historinë e gjallë të fjalëve dhe fjalive të tij tradicional”, tha Bushiq dhe shtoi se projekti, përveç mbrojtjes së gjuhës dhe të trashëgimisë, përfshin edhe ekspeditat hulumtuese dhe shoqërimin e ekspertëve dhe të rinjve të komunitetit nga te dy shtete.

Gjuha arbanase ( arbëreshe) është një nga gjuhët më të rrezikuara në botë dhe ky projekt do të kontribuojë në mbrojtjen dhe ruajtjen e mëtejshme të kësaj ligjërate, e cila përdoret nga anëtarët e Arbanasve( Arbëresheve) të Zarës dhe Molise. (Nënvizim i autorit: Arbëreshët e Zarës kanë lënë gjurmët e tyre në historinë e popullit kroat por jo vetëm. Arbëreshët vijnë nga një popullësi shqiptare me fe katolike në rajonin e Liqenit të Shkodrës, i cili lëvizi në veri midis shekujve XVII dhe XVIII. Ata janë një komunitet i vogël shqiptar të cilët u vendosën në Zarë në vitet 1700, origjina e tyre është nga rajonet përreth liqenit të Shkodrës).

Rreth një vit më parë kemi marrë një kërkesë për t’iu bashkuar këtij projekti. Edhe pse është më i vogël në shtrirje dhe zgjat vetëm një vit, është shumë domethënës për specifikat e qytetit tonë. Ne duam të mësojmë nga komunitetet e Molise, por edhe të ndajmë njohuritë dhe traditën tonë për ruajtjen e kulturës dhe fjalës, tha Bushiq dhe shtoi se përmes aktiviteteve të ardhshme, të cilat do të përfshijnë të rinj dhe të moshuar, shkencëtarë dhe njerëz të thjeshtë, do të ketë shumë mundësi për të ndarë përvoja të mira. Ftuam MO Arbanasi, Shoqatën Vicko Zmajević, Shoqatën Zadarski Arbanasi, GKZD dega Aleksandar Stipčević, Kopshti dhe Shkolla fillore Arbanasi, Shoqata Rinore dhe Komuniteti Italian Arbanasi dhe shumë të tjerë për të marrë pjesë në projekt.

Nuk mund të mos përmendim mbrojtësit tanë të traditave kroate moliste dhe arbane, të cilët na bënë një nder të madh dhe iu bashkuan projektit, tha Bushiq.

Afrimi i dy kulturave

Luigia Caponi nga New European Dream përshëndeti të gjithë në projektin që bashkon banorët e dy qyteteve të afërta dhe gjuhët e tyre të vjetra, ndërsa Anita Gržina, nga zyra e qytetit për bashkëpunim ndërkombëtar, përshëndeti turmën në emër të kryetarit.

Qëllimi i projektit W.O.W në të cilin janë partnerë qytetet San Felice di Molise dhe qyteti i Zares, të financuar nga Bashkimi Evropian, është krijimi i bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve, përmes të cilit do të gjenden zgjidhje praktike për ruajtjen, përmirësimin dhe valorizimin e fjalës dhe gjuhë që po shuhen me shpejtësi, duke filluar nga ato të pranishme në vendet partnere të projektit, të gjitha me synimin për të krijuar një protokoll mbrojtjeje, integrimi dhe përmirësimi kulturor që mund të jetë i vlefshëm për çdo rast tjetër të ngjashëm.

Kryebashkiaku i Zarës vuri në dukje se valorizimi i forcave kulturore dhe gjuhësore që bashkojnë dy qytetet është jashtëzakonisht i rëndësishëm në procesin e ruajtjes së gjuhëve të vjetra, të cilat kanë çdo vit gjithnjë e më pak folës.

“Mbiemri im është Zara dhe familja ime është me origjinë nga Kroacia, gjë që dëshmon edhe një herë se sa të thella janë lidhjet historike mes dy popujve tanë. Kjo është pikërisht arsyeja pse ky projekt është kaq i rëndësishëm për ne”, shtoi Zara.

Mendojë që ruajtja e gjuhës përbën në mënyrë absolute një nga disa prej vlerave që ne gëzojmë si komb. Trojet pushtohen e çlirohen , veshjet përshtatën e po kështu zakonet, por gjuha mbetet për jetë, duke qenë element primar kombformues.

Përgatiti dhe shqipërojë: Mehmet Loci, i diplomuar në Fakultetin filozofikë në Zarë, në vitin 1978.

Marrë nga : https://www.zadarskilist.hr/zadar-zupanija/novi-projekt-grada-kojim-se-nastoji-ocuvati-identitet-zajednica-s-naglaskom-na-govore-i-jezicne-aspekte/?meta_refresh=true