U theksua se ka ende një ngadalësim të lehtë të ndotjes për shkak të zvogëlimit të shpyllëzimit në pjesë të caktuara të botës.
Këtë vit, 36.8 miliardë ton dioksid karboni shtesë do të lëshohen në atmosferë, që është 1.1 për qind më shumë se më parë, sipas një raporti të shkencëtarëve nga 90 institucione të ndryshme shkencore dhe arsimore në mbarë botën, gjetjet e të cilëve u prezantuan në samitin e këtij viti.
Nëse kësaj ndotjeje, që shkaktohet nga djegia e lëndëve djegëse fosile në botë, i shtohen edhe efektet negative të zjarreve të mëdha në pyje, shfrytëzimi jo sipas rregullave I pyjeve dhe konverzioni i tokës, ndotja atmosferike e këtij viti do të arrijë në 40.9 miliardë ton dioksid karboni, i cili ndryshe nga gazrat e tjerë, thith të gjithë nxehtësinë dhe më pas e shkarkon duke e ngrohur më tej planetin.
Vazhdimi i trendit të rritjes së ndotjes e afron gjithë botën në tejkalimin e kufirit të ngrohjes së planetit prej 1.5 gradë që nga fillimi i revolucionit industrial e deri më sot.
Ai kufi i temperaturës u përcaktua në vitin 2015 nga marrëveshja e Parisit e nënshkruar nga përfaqësuesit e 196 vendeve, por sot është e qartë se do të ketë shkelje masive të asaj marrëveshjeje pos nëse niveli i ndotjes nuk ulet me plot 43për qind deri në fund të dekadës, në çka insiston Paneli Ndërqeveritar Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (IPCC).
Megjithatë, prirjet pozitive janë të dukshme, sepse Kina, e cila përbën 31 për qind të ndotjes botërore, do të ulë ndjeshëm sasinë e emetimeve të dëmshme falë numrit të madh të burimeve të rinovueshme të energjisë së ndërtuar.
Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në një rrugë të ngjashme, duke vënë në dukje se 26 vende, të cilat marrin pjesë në ndotje me 28 për qind, tashmë po e reduktojnë përdorimin e lëndëve djegëse fosile dhe rrjedhimisht emetimin e gazrave të dëmshëm.
Shumica e këtyre vendeve janë vende evropiane ku konsumi i qymyrit është ulur në mënyrë drastike vitet e fundit./DG/DijaSot
