Pas Partisë Demokratike të Kosovës, edhe nga zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë pasuar reagime për rezultatet e testit PISA.
Jehona Lushaku nga LDK thotë se të dhënat e testit PISA po rangojnë Kosovën në vitin 2023 më poshtë se kurdoherë.
Ajo shkruan se ka përkeqësim në të kuptuar në lexim e ka përkeqësim në matematikë dhe shkencë. Vendi i 76 nga 80 sa janë.