Kosova sot në qeveri ka ngelqa

Gjendja e neglizhuar e arsimit përbën një kërcënim serioz për zhvillimin e përgjithshëm të vendit.Pasojat e një sistemi arsimor të pazhvilluar shtrihen shumë përtej renditjes ndërkombëtare.

Shkruan: Afrim Haliti

Në pushtet ka njerëz që kanë mbetur që 1-shat me i përmirësu në vjeshtë. Kryeminstër ka një njeri të cilit i ka marrë 10 vjet me e kry një fakultet dhe i cili nga elektorati njihet si gjeniu i shqiptarisë.

Kosova sot për kryetar të Bordit të BQK-së ka një person që dëftesat e shkollës së mesme i ka të mbushura me 2-sha. BQK-ja pra që e ushqen qeverinë me statistika për kinse rritjen enorme të ekonomisë në Kosovë, madje duke u shtyrë me vende të BE-së siç është Kroacia.

Kësaj ekonomie e cila po të ishte e vërtetë që është rritur do të duhej të ndikonte pozitivisht në ngritjen e Indeksit të Zhvillimit Njerëzor, komponentë vitale e së cilës është edhe vet arsimi. E arsimi nuk është thjesht një statistikë; është themeli mbi të cilin ndërtohet një shoqëri e begatë dhe e barabartë.

Një sistem arsimor me performancë të dobët jo vetëm që pengon mundësitë individuale, por gjithashtu rrezikon rritjen dhe stabilitetin afatgjatë të një shoqërie. Dhe, ndërsa kryeministri i Kosovës trumbeton suksesin ekonomik, gjendja e neglizhuar e arsimit përbën një kërcënim serioz për zhvillimin e përgjithshëm të vendit.Pasojat e një sistemi arsimor të pazhvilluar shtrihen shumë përtej renditjes ndërkombëtare.

Një fuqi punëtore me arsim të dobët pengon inovacionin, kufizon produktivitetin dhe pengon aftësinë e Kosovës për të konkurruar në nivel global. Kosova sot po rrezikon duke krijuar një brez të papajisur për t’u pozicionuar në kompleksitetin e botës moderne.

Kosova sot po e rrezikon shumë ardhmërinë e saj.

Rezultatet e Pisas duhet të jenë alarm për këtë shoqëri.

(Marrë nga Facebook i autorit/Autori është njohës i fushës së arsimit)

Opinionet nuk shprehin qëndrimin e redaksisë.