Poezi/Dhjetori erdhi

Nazmije Mema

Mirë se erdhe muaji dhjetor

Me shpatën e acart në njërën dorë

Me shi,borë e stuhi

Siç të ka hije vetëm tyI ftohti,era e murrlani

Të bëjnë të fortë edhe trim

Nëntori të tha butësisht:”Ulu ti në fronin tim

Mbretëro tridhjetë e një ditë

Mbylle bukur këtë vit

Vëlla i dashur të shkoftë mbarë

I fundit je në kalendar

“Për të ftohtit s’dëgjon njeri

Ti i sjell botës Vitin e Ri

Fundi yt është festë e madhe

Ndriçon botën me fishekzjarre…

01.12.2023 (Autorja është shkrimtare dhe mësimdhënëse)