Në Shqipëri po ndërtohet shkolla me standardet më të mira për 700 nxënës

Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” në qytetin e Lezhës, shumë shpejt do të jetë gati me kushte dinjitoze për rreth 700 nxënës e mësues.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ambientet e reja të kësaj shkolle, e cila sipas tij “po ndërtohet me standardet më të mira”.

Kryeministri informoi se janë mbi 60 shkolla të reja po rindërtohen dhe do të rehabilitohen në vijim në të gjithë vendin, falë financimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, bashkive dhe partnerëve ndërkombëtarë./ATSH/