Më 25 nëntor në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, janë mbajtur garat Ndërkombëtare të “Brainobrain International” në Aritmetikën Mentale.
Në këtë garë kanë shkëlqyer edhe nxënësit nga Kosova.
Mes tyre është edhe Anik Nishevci i cili ishte nder fëmijët fitues që shkëlqeu me diturinë e tij dhe e rrëmbeu vendin e parë të nivelit të tetë, me Akademinë Botërore “Brainobrain Kosova”, ku e kanë përfaqësuar shtetin e Kosovës me 28 fëmijë.
Në këtë garë morën pjesë fëmijë të 42 shteteve nga e tërë bota me rreth 2000 fëmijë, dhe fëmijët garuan në kategori të ndryshme të klasifikuara ne bazë të moshës dhe nivelit.