Pesë milionë shqiptarë llogaritet se jetojnë në Turqi. Shqiptarët atje kanë shkuar nga vise të ndryshme shqiptare gjatë perandorisë osmane.
Qamil Bytyqi (Kamil Bitiş) aktivisti shqiptarë për ruajtjen dhe mbrojtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe, i cili jeton në Turqi, ka publikuar një hulumtim të tij për “Shqiptarët e ardhur nga qyteti i Pejës së Kosovës në Bingöl”, një vend ky që shtrihet 1.379 km. larg Stambollit.
Këta beglerë shqiptarë, ai thekson se mendohet se 150-200 vite më parë janë vendosur në Bingöl-Kiğı dhe janë të shpërngulur nga rrethi i Pejes së Kosovës.
“Perandoria Osmane për të vazhduar autoritetin e saj në vitet 1600 – 1700 (në regjistrat mund të shkohet deri te vitet 1800) i dërgon familjet shqiptare si komandantë nga qyteti i Pejes së Kosovës në rajonin e lindjes dhe në tokat Persiane. Këto familje janë vendosur nga Osmanët dhe njihen si beglerë shqiptarë. Ato janë të vendosur në fillim Malatya, Dijarbakir, Erzurum dhe në fund në qytetin Bingöl”, shkruan Bytyqi, raporton Dijasot.com

Ai thotë se ka disa shqiptarë të vendosur në vendebanime të tjera.
“Ata thonë se kanë të afërm në qytetin Malatya. Në qytezën Kiğı të Bingölit me mbiemër Ceyhan të gjithë janë me origjinë shqiptar. Por familjet shqiptare më vonë emigruan në qytete të ndryshme të Turqisë sidomos në Stamboll. Sot rreth 250 vetë shqiptarë nga Bingöl-Kiğı me mbiemër Ceyhan jetojnë në Stamboll. Tani në fshat jetojnë 7-8 familje shqiptare”, thotë Bytyqi.
Bytyqi bënë të ditur se varrezat familjare në fshatin Açıkgüney Bingöl-Kığı jane te mbrojtura nga shteti si “zonë e mbrojtur”.
“Familja Ceyhan kishte tokat e veta edhe në qytezën Yedisu”, shkruan ai. /Dijasot.com

Publikimi i plotë i Bytyqit: