Substanca më e vlefshme në botë: Është aq e shtrenjtë sa që as më të pasurit e botës nuk mund të përballonin një gram

Megjithëse potenciali i antimateries është i madh, format e saj më komplekse nuk mund të krijohen ende në laboratorë. Nuk është për t'u habitur atëherë që një gram i kësaj substance të pakapshme vlerësohet të jetë me vlerë rreth 62.5 trilion dollarë amerikanë.

Kur flasim për substancat më të vlefshme në botë, shumica e njerëzve imagjinojnë diamante, arin e shkrirë dhe minerale të rralla. Por “materia” pafundësisht më e shtrenjtë dhe shumë më ezoterike fshihet në fletoret e fizikës së avancuar – dhe ne po flasim për antimaterien, shkruan Dnevnik.hr.

Antimateria është lëndë e përbërë nga antigrimca. Në natyrë, çdo grimcë ka antigrimcën e saj – kur përplasen, ato anulojnë njëra-tjetrën, duke lëshuar valë elektromagnetike që sjellin energji.

Megjithëse potenciali i antimateries është i madh, ne ende nuk jemi në gjendje të krijojmë format e saj më komplekse në laboratorë. Prandaj, nuk është për t’u habitur që një gram i kësaj substance të pakapshme vlerësohet të jetë me vlerë rreth 62.5 trilion dollarë amerikanë.

Fizikani anglez Paul Dirac ishte i pari që shkroi për shfaqjen e antigrimcave, i cili në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar bëri zbulimin revolucionar të pozitronit ose antielektronit – një grimcë me të njëjtën masë si elektroni, por me ngarkesë të kundërt. Sipas logjikës së tij, antiprotonet dhe antineutronet u identifikuan si antiteza e protoneve dhe neutroneve.

Energjia që teorikisht rezulton nga anulimi i materies dhe antimateries e vw nw hije edhe një shpërthim bërthamor, ndaj shkencëtarët e hetojnë këtë zonë me shumë kujdes, por edhe me kuriozitet.

Kërkimet shkencore, veçanërisht eksperimentet e zhvilluara në CERN në Zvicër me krijimin e antihidrogjenit në vitin 1995, treguan se potenciali i antimateries nuk është thjesht një fantazi e nxjerrë nga librat, seritë dhe filmat fantashkencë. Në të njëjtën kohë, ata theksuan rëndësinë e sigurimit të stabilitetit të saj, i cili kërkon saktësi dhe risi në nivelin atomik.

Eksperimente të tilla janë të mundshme falë superpërplasësit – përshpejtuesi më i madh i grimcave në botë i vendosur në një tunel rrethor 27 kilometra të gjatë afër Gjenevës, Zvicër, i cili konsumon sasi të mëdha të energjisë elektrike dhe burimeve të tjera, kështu që nuk është për t’u habitur që vjen me kosto të larta./DG/DijaSot