Në komunën e Rahovecit, nesër ( e mërkurë) do të bëhet zbulimi i bustit të dëshmorit, Gëzim Hamza i njohur si Piktori.
“Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit se, nesër më 29.11.2023, bëhet zbulimi i bustit të dëshmorit, Gëzim Hamza (Piktori)”,thuhet në njoftimin e komunës së Rahovecit.
Ky bust do të përurohet në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Gëzim Hamza-Piktori”, në orën 10:30 të ditës së nesërme (29 Nëntor),ku pritet të marrin pjesë personalitete të shumta nga jeta publike dhe kulturore e vendit, si dhe nga bashkëveprimtarët e dëshmorit Hamza./Dijasot.com