Kryebashkiaku i New York uron shqiptarët: Gëzuar Pavarësinë!

Kryetari i Bashkisë së New York, Eric Adams, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit.

“Nga Shqipëria e Vogël në Bronks në Brooklyn në Staten Island, fqinjët tanë shqiptarë janë pronarët e bizneseve të vogla, sipërmarrësit dhe njujorkezët punëtorë që e mbajnë qytetin tonë gjallë. Gëzuar Ditën e Pavarësisë shqiptarë!”, theksoi Adams në urimin e tij.