Mbahet ceremonia zyrtare për Ditën e Pavarësisë në “Sheshin e Flamurit” në Vlorë

Ka nisur ceremonia zyrtare për Ditën e Pavarësisë në “Sheshin e Flamurit” në qytetin e Vlorës.

Të panishëm kanë qenë zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, mes të cilëve edhe kryeministri Edi Rama dhe homologu i Kosovës, Albin Kurti.

Po ashtu, të pranishëm në ceremoni kanë qenë edhe presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe  kreu i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

Pjesë e ceremonisë është ngritja e Flamurit dhe vendosja e kurorave me lule në monumentin e Ismail Qemalit.

Të pranishëm në ceremoni kanë qenë edhe qytetarë të shumtë, të cilët kanë sfiduar edhe kushtet atmosferike dhe reshjet e shiut, raporton Euronews.al

Kujtojmë se ditën e sotme Shqipëria shënon 111 vjetorin e Pavarësisë nga Perandoria Osmane, nga e cila ishte e pushtuar për rreth 500 vite.

Ishte Ismail Qemali bashkë me burra të tjerë të zotë që bënë të mundur shpalljen e Pavarësisë dhe shkëputjen e Shqipërisë nga ndikimi osman.