Parlamenti Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, për nder të 28 Nëntorit organizoi vizitën në Kalanë e Krujës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe në Lezhë, e cila çmohet si pika e nisjes në krijimin e një shteti shqiptar.
Kjo vizitë, sipas njoftimit të Parlamentit Studentor u bë për nder të festave të Nëntorit, sepse siç janë shprehur ata “për ne kjo datë shënon identitetin tonë, kjo datë është vetë populli shqiptar sepse në këtë datë ngrihet historia e popullit tonë”.

Kjo datë,studentët thonë se nuk mbetet një përvjetor i thjeshtë, por është kremtimi i demokracisë dhe vlerave themelore të jetës sonë të përditshme, identitetit dhe kulturës sonë. /Dijasot.com
