Teknologjia e re bazohet në aplikimin e vaksinave me flasterflaster me mikrogjilpëra të tretshme. Teknologjia është mbështetur prej kohësh nga ekspertët globalë të shëndetit për potencialin e saj për të rritur mbulimin e vaksinimit kundër sëmundjeve vdekjeprurëse.
Është më e lehtë për t’u transportuar dhe administruar sesa vaksinat tradicionale, veçanërisht në vendet më të varfra, ku vaksinimi i fëmijëve mbetet sfidë. Megjithatë, pengesë është rritja e prodhimit.
Në një vaksinim provë të të rriturve dhe të porsalindurve në Gambia këtë vit, teknologjia e vaksinës së fruthit dhe rubeolës e Micronit rezultoi të ishte po aq e sigurt dhe efektive sa vaksina tradicionale dhe prodhoi një përgjigje të ngjashme imune. Vaksina është prodhuar nga Instituti i Serumit të Indisë.
Teknologjia “mund të ndihmojë në heqjen e barrierave kryesore për çrrënjosjen e fruthit dhe rubeolës në nivel global,” tha James Goodsoni, shkencëtar i lartë në sektorin e imunizimit në Qendrën e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, institucioni partner i Micronit.
Eliminon nevojën për një urë të ftohtë gjatë transportit dhe aplikimi nuk kërkon profesionist të kujdesit shëndetësor. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë ata që kanë frikë nga gjilpërat, njoftoi kompania të enjten.
Financimi do të mundësojë zhvillimin e prodhimit të dhjetë milionë flasterëve në vit për më shumë prova klinikedhe përdorim më të gjerë./DG/DijaSot