Hulumtimi i ri nga shkencëtarët në Universitetin e Stokholmit të Suedisë ka zbuluar 14 “kurthe evolucionare” të ndryshme, në të cilat popullata e botës mund të bjerë potencialisht, duke rezultuar në zhdukjen e species sonë.
Sipas ekipit që qëndron pas studimit, një pjesë e problemit është se ne i kemi siguruar vetes gjithçka që mundëm, dhe pikërisht ajo që kemi arritur, suksesi dhe dominimi maksimal, mund të çojë në pasoja të rrezikshme.
Tani po kalojmë një polikrizë, një nyje krizash të ndryshme, por me të vërtetë të lidhura thellësisht, brenda të cilave ka kërcënimet të shumta, nga ndryshimet klimatike te pandemitë, të cilat kërcënojnë t’i japin fund Antropocenit.
“Njerëzit janë tepër krijues si specie,” thotë antropologu Peter Sørgaard Jørgensen nga Universiteti i Stokholmit. “Jemi në gjendje të inovojmë dhe të përshtatemi me shumë rrethana, si dhe jemi në gjendje të bashkëpunojmë në një shkallë çuditërisht të madhe. Por rezulton se këto aftësi kanë edhe pasoja të padëshiruara”.
Nga 14 ngërçet e mundshme evolucionare që kërcënojnë njerëzimin, pesë prej tyre ekspertë i quajnë globale.
Këto janë thjeshtëzime të tepërta, pasi sistemet bëhen shumë të specializuara për t’u përshtatur, si bujqësia monokulturore, pastaj rritja për hir të rritjes, që do të thotë të kërkosh vazhdimisht të blesh ose lëshosh një linjë të re që rrit në mënyrë dramatike të ardhurat dhe është një recetë për fatkeqësi të mundshme, më pas tejkalimi, i cila ndodh kur shfrytëzimi njerëzor i burimeve natyrore tejkalon biokapacitetin e Tokës (më shumë sesa mund të sigurojë Toka), ndasitë (konflikti ndërkombëtar) dhe infeksionet (sëmundjet e ndryshme infektive).
Pesë të tjerat janë etiketuar nga shkencëtarët si kurthe teknologjike.
Këto janë lidhja me infrastrukturën (si me lëndët djegëse fosile), ndotja kimike, teknologjia ekzistenciale (si armët bërthamore), autonomia teknologjike (përfshirë inteligjencën artificiale) dhe dezinformatat ose informacione të rreme.
Katër të tjerat studiuesit i quajtën kurthe strukturore.
Këto janë afatshkurtëra, konsumi i tepruar, shkëputja e biosferës dhe humbja e kapitalit social lokal në një shoqëri ku një botë gjithnjë e më e dixhitalizuar prish dhe ndërpret ndërveprimin shoqëror dhe potencialisht kontribuon në ndasi të mëtejshme.
Studiuesit besojnë se 12 nga 14 kërcënimet e listuara për njerëzimin janë tashmë në një fazë mjaft të avancuar.
Vetëm autonomia teknologjike dhe humbja e kapitalit social lokal ende nuk janë shndërruar në çështje shqetësuese.
Ata theksojnë se është edhe më alarmues fakti që ngërçet e sipërpërmendura po ndërthuren dhe po intensifikohen, duke krijuar një nyjë krizash të lidhura thellësisht, çka do të thotë se mund të biem në grackën e më shumë prej tyre.
“Kurthet evolucionare janë një koncept i njohur në botën e kafshëve”, thotë Søgaard Jørgensen.
Më tej ai shpjegon:
“Ashtu si shumë insekte tërhiqen nga drita dhe ky refleks i tyre evolucionar në botën moderne mund t’i vrasë, njerëzimi rrezikon të reagojë ndaj fenomeneve të reja në një mënyrë të keqe dhe të papërshtatshme që do ta dëmtojë atë.
Megjithëse gjithçka duket mjaft e zymtë, studiuesit nuk dorëzohen dhe besojnë se tani është e nevojshme të fillohet një transformim aktiv, jo vetëm për të pranuar që duhet të përshtatemi me rrjedhën e kohës dhe ngjarjeve, por edhe të përpiqemi t’i kthejmë gjërat.
Si specie, ne mund të jemi dritëshkurtër dhe shkatërrues, por në të njëjtën kohë jemi krijues, novatorë dhe të gatshëm për të bashkëpunuar, theksojnë shkencëtarët suedezë. Sipas tyre, kjo do të thotë se ka shpresë se fati ynë ende nuk është shkruar.
“Secili prej nesh mund të bëjë një gjë shumë të thjeshtë, të përfshihet më shumë në mbrojtjen e natyrës dhe shoqërisë, duke parë në të njëjtën kohë pasojat pozitive dhe negative globale të veprimeve tona lokale”, thotë Jørgensen.
Rezultatet e hulumtimit u publikuan në revistën “Philosophical Transactions, Proceedings of the Royal Society of London” – Biological Sciences./DG/DijaSot