Kompania e Elon Musk SpaceX lëshoi sot Starship – raketën më të madhe dhe më të fuqishme të ndërtuar ndonjëherë – për herë të dytë nga Starbase në Teksas.
Pjesa e sipërme e raketës u nda me sukses nga përforcuesi, i cili më pas shpërtheu. Kontakti me raketën kryesore u humb më vonë.
Elon Musk më pas ka uruar ekipin e tij.
Kompania gjithashtu përshëndeti testin e dytë “emocionues” të fluturimit, duke thënë: “Starship u ngrit me sukses nën fuqinë e të gjithë 33 motorëve Raptor në përforcuesin Super Heavy dhe ia kaloi ndarjes nga faza”.
Kompania tha se përforcuesi përjetoi “një çmontim të shpejtë të paplanifikuar menjëherë pas ndarjes ndërsa motorët e Starship u ndezën për disa minuta në rrugën e tij për në hapësirë”.
“Me një test si ky, suksesi vjen nga ajo që mësojmë dhe testi i sotëm do të na ndihmojë të përmirësojmë besueshmërinë e Starship ndërsa SpaceX kërkon ta bëjë jetën shumëplanetare”./Express/
Liftoff of Starship! pic.twitter.com/qXnGXXZP5k
— SpaceX (@SpaceX) November 18, 2023